Për dy javë: TENDERI PËR QIRADHËNIE TË TOKËS PËR AKVA-PARK

Akva parkNë gjysmën e parë të shtatorit do të hapet tenderi për qiradhënie afatgjate të tokës për ndërtimin e akva-parkut, njoftohet Portali Ul-info nga administratën lokale.

Siç është parashikuar në vendimin e kuvendit, toka me sipërfaqe prej 27 mijë metër katror në Shtoj do të jepet me qira për 30 vite, me çmim fillestar prej 1,1 euro për metër katror.

Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e akva-parkut më të madh në regjion do të jetë pesë milion euro.

Këto ditë drejtuesit e kompanisë turke “Polin”, e cila është lider botëror në këtë fushë, do të qëndrojnë në vizitë Ulqinit.

Akva-parkun më të vogël kjo kompani do ta ndërtojë në Budvë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi