Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve me invaliditet, disa shoqata do të organizojnë aksionin humanitar me emrin “Dhuro lumturinë”, i cili do të mbahet prej më 9 deri më 13 dhjetor në Delta City në Podgoricë.
“Me dhurimin e bredhit të dekoruar dëshirojmë të zbukurojmë hapësirën e tyre dhe të paralajmërojmë festat e ardhshme të fundvitit. Me grumbullimin e ëmbëlsirave nga ana e qytetarëve dhe kompanive dëshirojmë që fëmijëve t’i dhurojmë lumturi”, thanë nga Fondacioni Banka e ushqimit.
Siç shtojnë, me këtë aksion dëshirojnë të tërheqin vëmendjen në problemet me të cilat ballafaqohen këto persona, e këtu para së gjithash bëhet fjalë për varfëri, papunësi të lartë dhe përjashtim nga shoqëria.
Aksioni i sivjetmë është dedikuar edhe për fëmijët e OJQ “E drejta për jetë” nga Ulqini.