Hapja e të gjithë plazheve, festimi tradicional në Copakabana dhe manifestimi “Të gjithë për turizëm”, janë vetëm disa nga ngjarjet të cilat në Ulqin do të zhvillohen të premten.
Më së shumti njerëz, sidomos të rinj, do të mblidhen në brigjet e Bunës. Për ato gjithsesi më e rëndësishmja është se, siç njoftuan meteorologët, me 1 maj nuk do të ketë reshje, por as erë.
Prej të enjtes ishte e dukshme që në rivierën e Ulqinit ka mysafirë, kryesisht nga Kosova.
Ndërsa të premten do të shënohet dhe përfundimi i punimeve në sanimin e rrugës magjistrale Ulqin-Tivar, në vendbanimin Krruç, i cili kushtoi rreth 450 mijë euro.