Futbollistët e Federalit do të luajnë këtë të diel, në 13:30 minuta, në fushën e vet me ekipin e Sllogës nga Radoviqi. Kjo është ndeshja e fundit e Federalit në këtë pjesë të garës, dhe është gati e sigurt që do ta përfundojnë me suksesin maksimal.
Nga ana tjetër, basketbollistëve të Ulqinit nuk i shkojnë gjërat dhe aq mirë në fillim të këtij sezoni të Ligës së parë Erste të basketbollist, në të cilën në tre ndeshje kanë realizuar një fitore dhe dy humbje. Këtë të shtunë ato do të luajnë në Bijello Pole, kundër skuadrës vendase “Centar”.