Për herë të parë në Ulqin: Iftar për 2000 persona në ambient të hapur,  ftohen të gjithë qytetarët

IMG-b656ece574a597dbf5b9450084bad638-V (1)Në Ulqin,  me datën 18 maj, në Plazh të Vogël, për herë të parë do të organizohet Iftar i hapur per të gjithë qytetarët e Ulqinit.

Prej organizatës Amaneti, e cila e organizon ketë ngjarje historike per qytetin tonë,  thonë që kanë siguruar ushqim për 2000 persona, dhe që shumë qytetarë të Ulqinit e kanë pritur me kënaqësi thirrjen për të marrë pjesë në përgatitjen e Iftarit.

Nga OJQ Amaneti deklaruan që shume sipërmarrës të qytetit tonë kanë ofruar ndihmën e tyre logjistike. Shumë sponsorë janë ofruar me vetiniciativë, njerëz nga fusha te ndryshme kanë ofruar donacione, e gjithashtu janë inkuadruar edhe vullnetarë dhe të rinj për të ndihmuar që çdo gjë të shkojë ashtu siç është paraparë.

Askush nuk është treguar indiferent për ketë ide, qe është një tregues se qytetarët e Ulqinit kanë solidarizim absolut.

Pa dyshim qe organizimi në ambient të hapur është sfidë e madhe, por me vullnet të mire të qytetarëve – asgjë nuk është pamundur.
Prej OJQ Amaneti theksojnë se në Iftar janë të thirrur te gjithë qytetarët  pa asnjë dallim.

Po ashtu, do të jenë të ftuar edhe mysafirë të ndryshëm nga qytetet e tjera si dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

Iftari në ambient të hapur është i pari i këtij lloji në Ulqin dhe pritet që të behet traditë në qytetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer