26 punëtorët e Qendrës për kulturë kanë filluar sot grevën e urisë. Kjo është hera e pare në histori të Ulqinit që të punësuarit në ndonjë institucion apo ndërmarrje kanë vendosur të bëjnë një hap kaq radikal.
Kryetarja e organizatës sindikale të Qendrës Lilana Janinoviq ka thënë që punëtorët janë unik dhe nuk do të çojnë dorë nga kërkesat e tyre sa i përket pagesës së gjashtë nga gjithsej nëntë rrogat e prapambetura.
Më së shumti na vjen keq për qytetarët. Sidomos i kërkojmë falje fëmijëve të cilët vijnë në Bibliotekë të marrin libra, e nuk mund ta bëjnë këtë”, tha ajo.
Në shenjë solidariteti me kolegët e tyre në Ulqin sot në të gjithë Malin e Zi për gjysmë ore të gjithë institucionet kulturore kanë ndaluar punën.
Të punësuarve në Qendër përkrahje me prezencën e vet i dha anëtari i Këshillit drejtues Vuksan Vuksanoviq dhe drejtuesit e Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate, derisa me kumtesë është deklaruar deputetja e Frontit demokratik në Parlamentin e Malit të Zi dr. Lilana Gjurashkoviq.