Për kërcënim të gjykatësit: KUZMAN NË SPUZH

Sud-Gjykata-GjyqiKëshilli penal i Gjyqit themelor në Tivar ka sjell mbrëmë vendimin për caktim të masës së burgimit fizioterapistit të njohur Srgjan Kuzman dhe ai u dërgua në burgun hetues të Spuzhit.

Kuzman u arrestua para dy ditësh në bazë të padisë së gjykatësit të Gjyqit themelor Amir Gjokaj. Kuzman është akuzuar për veprën penale “sulm në zyrtar” në bazë të pohimit të Gjokajt që nga shëtitorja në Plazh të vogël i dërgoi kërcënime: “çka më shikon gjykatës, si nuk ke turp, çfarë vendimi solle, mbaji mirë brekët për këtë gjë, nuk e di ti kush jam unë, nuk jam unë si këto prej këtu”.

Kuzman në polici tha që nuk e ka kërcënuar gjykatësin por i është drejtuar, mbasi që Gjokaj e ka shikuar në mënyrë vulosëse, me fjalë: “pse më shikoni kaq me këmbëngulje gjykatës, me siguri nga që e keni gjykuar në mënyrë të ndershme rastin tim, apo ndoshta dëshironi të më frikësoni që madje as rrugës të mos eci lirshëm”.

Mbrojtësi i Kuzmanit avokati Vesna Gaçeviq-Rogova ka deklaruar për “Dan” që në rastin e lëndës së Kuzmanit janë bëri disa precedentë të natyrës procedurale në praktikën gjykuese. “Mendoj që kjo që përmenda flet mjaftueshëm që kemi të bëjmë me veprim të planifikuar dhe që me këtë tentohet të disiplinohen qytetarët që mos të kenë të drejtë të reagojnë për asgjë”, tha ajo.

Drejtori i OJQ Mogul Xhemal Peroviq ka vlerësuar që “bëhet fjalë për rast të pabesueshëm të ndjekjes dhe tentimi të frikësimit të njërit nga qytetarët më aktiv, fishkëllyesit i cili vazhdimisht tregon për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të guximshme flet për dyshimet për keqpërdorime dhe korrupsion në Gjykatën dhe Prokurorinë e Ulqinit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi