Anëtarët e Këshillit për sistem politik, drejtësi dhe administratën e Kuvendit të Malit të Zi kanë vërtetuar listën për Këshillin gjyqësor. Ndër 14 kandidat gjenden dhe dy juristë nga Ulqini: Loro Markiq dhe Nail Rexha.
Markiq është avokat shumëvjeçar dhe anëtarë i Komitetit malazez të Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Rexha ishte sekretar i Kripores, nënkryetar i komunës së Ulqinit dhe funksionar shumëvjeçar i Partisë demokratike të socialistëve.
Në krye të Këshillit gjyqësor është kryetarja e Gjykatës së lartë të Malit të Zi Vesna Medenica.