Organizatat joqeveritare “Dr. Martin Schneider – Jacoby” dhe Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ftoi qytetarët e Ulqinit që këtë fundjavë të nënshkruajnë peticionin “Për Kripë. Për Zogjtë. Për Njerëz”.
Siç thuhet, peticioni deri tani është nënshkruar online, gjersa Ulqinakët këtë gjë do të mund ta bëjnë edhe në Ranë të shtunën (me 10 mars), prej orës 12:00 – 16:30.
“Meqë bëhet fjalë për çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e Ulqinit, është shumë me rëndësi që në këtë qytet të mblidhen sa më shumë nënshkrime”, thuhet në apelin e këtyre dy organizatave të shoqërisë civile.