Për Kriporen në Strasburg: TË RUHET EKOSISTEMI DHE TË PRODHOHET KRIPA

Strazbur, Strasbourg, Parlament, KuvendiKëshilli parlamentar i Bashkimit evropian dhe Malit të Zi ka përshëndetur “ndërmarrjen e hapave të para të rëndësishme për ruajtjen e Kripores së Ulqinit dhe ftoi Qeverinë që ti vazhdojë dhe rrisë përpjekjet e drejtuara kah garantimi i mbrojtjes nacionale dhe ndërkombëtare të kësaj zone”.

Siç thuhet në përfundime dhe rekomandime të cilët dje janë miratuar në mbledhjen e Parlamentit evropian në Strasburg, përkrahen përpjekjet e Qeverisë që të gjendet zgjidhja afatgjate me të cilën do të garantohet mbrojta e qëndrueshme e mjedisit jetësor të këtij ekosistemi unik dhe funksionimi i Kripores të njihet si një nga shembujt më të mirë të sinergjisë në mes të zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, sepse vetëm Kriporja funksionale mund të ofrojë shërbim natyror për miliona shpend çdo vit.

Në këtë mbledhje kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq tha se situata e atjeshme shpesh duket si betejë me mullinjtë e erës, sepse nuk u dënuan ato që në mënyrë të paligjshme tentuan të shesin pronën shtetërore të Kripores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi