Besimtarët katolikë sot festojnë festën e madhe të krishterë Pashkët.
Me këtë rast në redaksinë tonë mbërriten urimet nga partitë politike (Partia Demokratike e Socialistëve, Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Partia Socialdemokrate, URA, Socialdemokratët) të cilët drejtuesve të Kishës katolike dhe të gjithë atyre që festojnë i uruan që kjo festë të kalojë në fat, lumturi dhe paqe.
“Le të urojmë së bashku që Pashkët të i festojmë në harmoni me njëri-tjetrin dhe në prosperitet që shqiptarët meritojnë”, thuhet në mes tjerash në urimin e Forcës.