Për përkthimin më të mirë: QAZIM MUJA FITUES I ÇMIMIT TË GAZETËS “NACIONAL”

Qazim MujaTiranë- Ulqin, 21 maj- Piktorin, kritikun letrar, përkthyesin  Qazim Muja, njeri  ndër  ish- kryetarët e  Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, gazeta prestigjoze  “NACIONAL” që botohet në Tiranë, e ka nderuar me Çmimin vjetor për vitin 2015, për përkthimin më të mirë.

Qazim Muja prej vitesh shquhet si personaliteti më serioz dhe i suksesshëm në fushën e përkthimit  të letërsisë shqipe në gjuhët e popujve të ish-Jugosllavisë,si dhe të poezisë dhe prozës malazeze  dhe jo vetëm, në gjuhën shqipe.

Në këtë frymë, ka përkthyer  prozë nga  romancieri i mirënjohur i letrave të sotme shqipe, të autorit nga Kraja, Mehmet Kraja, të poetit  Basri Çapriqi, Ali Podrimjes,e shumë të tjerë edhe  shumica e këtyre përkthimeve janë publikuar në revistën e spikatur “Sarajevske sveske”.Ndërkaq, nga  shkrimtarët malazias Marash Martinoviq, Mlladen Llompar, Jevrem Bërkoviq etj.

Sivjet pritet të dalë në dritë në gjuhën malazeze Antologjia e poeteshave Mbarëshqiptare.

Qazim Muja, përkthimet e tij nga letërsitë e popujve të ish- Jugosllavisë i boton në të përjavshmen  letrare “Nacional” të Tiranës edhe lexuesit e saj e kanë vlerësuar lartë këto prurje të artit letrar ballkanik.Siç duket, ky ka qenë edhe motivacioni  kryesor që z. Muja të nderohet me këtë vlerësim të veçantë.

Ndër të tjerë që kanë kontribuar me përkthimet e tyre tash disa vjet, edhe kanë marrë këtë çmim janë edhe Anton Papleka, nga Tirana, Baki Ymeri nga Rumania,Gjekë Martinaj, SHBA,Fahri Ali, Stamboll etj.

“Përvoja individuale e secilit përkthyes është e gjatë dhe konkuruese në tregun shqiptar të përkthimeve. Ata veç e veç dhe në stilin e tyre kanë ndihmuar për të vënë në dispozicion të lexuesve shqiptarë disa nga emrat më të njohur të letërsisë botërore”,-  shkruan “Nacional” në arsyetimin mbi  laureatët.

Përgatiti: Ibrahim Berjashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi