Për përmirsimin e punës së “Ujësjellësit”: NËNSHKRUHET PROJEKTI ME GJERMANËT

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka sot është nënshkruar Kontrata me kompaninë gjermane “Sachsenwasser”, e cila do të jetë konsultues i NP “Ujësjellës dhe kanalizime – Ulqin”.

Realizimi i këtij projekti do të kushtojë 971 mijë euro dhe është siguruar me donacionin e KfW bankës gjermane, dhe do të fillojë në shtator. Në tre vitet e ardhshme kjo kompani nga Lajpcigu do ndihmojë në rritjen e cilësisë së punës në “Ujësjellësin” e Ulqinit, në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë të Ulqinit”.

Sipas fjalëve të ministrit për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq, bëhet fjalë për projektin me vlerë 25,6 milion euro, i cili paraqet parakushtin kryesor për zhvillimin e turizmit dhe realizimin e një sërë investimesh.

Me Gjekën dhe Gvozdenoviqin, këtë kontratë e nënshkruan dhe përfaqësuesi i “Sachsenwasser” Juergen Wummel dhe drejtori i “Vodacom” Boris Vukoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi