Në Ulqin të martën në mbrëmje është arrestuar Liridon Kelmendi, i biri i Naser Kelmendit, lajmëron televizioni “Vijesti”.
Sipas informatave të këtij mediumi, Kelmendi u arrestua për arsye të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Liridon Kelmendi (30) para tri javëve është liruar nga burgu i Spuzhit.
Ai në Spuzh qëndroj një muaj e gjysmë, ku vuajti dënimin për arsye se “nxiti punonjësit e Ministrisë së punëve të brendshme që atij dhe vëllait të tij ti lëshojnë dokumente të rreme të Malit të Zi”.
Jozyrtarisht mësojmë që Kelmendi u lirua sot nga dhomat e paraburgimit, ndërsa ndaj tij do të ngritet padija për arsye të shkeljes së përmendur.