Për shërbim të alkoolit të miturve: MBYLLET “PUKI”

Punonjësit e Drejtorisë së policisë kanë mbyllur të shtunën objektin hotelerik “Puki” në Sutomore-Tivar sepse në të është shërbyer alkooli të miturve, shkruan CDM.

Punonjësit e Qendrës policore Tivar, në bashkëpunim me inspekcionin turistik dhe në kuadër të aksioni “Rinia(Mladost)”, kanë kryer aktivitetin lokal “Kontrolli i ndalimit të shërbimit të pijeve alkoolike personave të mitur”.

“Gjatë kontrollit në objektin hotelerik “Puki”, në Suromore-Tivar, janë gjetur shtatë persona të mitur duke konsumuar pije alkoolike”, është deklaruar nga Drejtoria e policisë.

Inspekcioni turistik e ka mbyllur këtë objekt hotelerik dhe ndaj personave përgjegjës do të dorëzohet padia adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi