Trajneri i Hendbollit Allmir Lajiq është arrestuar në Kroaci në bazë të fletëarrestit ndërkombëtare të cilën e inicoi Mali i Zi për shkak të faturave të papaguara në hotelin “Albatros”, shkruajnë Vijesti.
Ai ka qëndruar me 18 hendbolliste në hotelin “Albatros” në qershor të vitit 2010 në përgatitje, e kanë mbetur borxh 4150 euro.
Meqë borxhi nuk është paguar dy vite, autoritetet malazeze kanë iniciuar procedurën për mashtrim dhe para një viti Lajiq në mungesë në Ulqin u dënua me një vit burg.
Lajiq, i cili teni është trajner i klubit të hendbollit për femra Hei J97, i tha policisë që ai ska lidhje me borxhe dhe që bëhet fjalë për borxhin që e ka bërë klubi.