Pronarët e restoranteve, shtëpizave, kasolleve të peshkatarëve, të premten, kanë caktuar protestën për të premten, në mesditë, para zyrave të Të Mirave Detare në Ulqin, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet, në këtë mënyrë dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë me çmimoren e re të kompensimeve fillestare për shfrytëzimin, gjegjësisht qiramarrjen e tokës shtetërore në brigjet e lumit, të cilën Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare e solli në fillim të janarit.
Pas tubimit, do të organizohet shëtitja protestuese nga zyrat e Të Mirave Detare deri tek rrethi dhe mbrapa.