Për shkak të darkës me Thaçin: SULM FRONTAL I FRONTIT NË ABAZOVIQIN

Hashim Thaci, darka Pallati VeneciaDy anëtaret e Frontit demokratik, Demokracia e re serbe dhe Partia popullore demokratike, dje në kumtesat për opinion kanë dënuar deputetin e pavarur Dritan Abazoviq që të premten ishte në darkë në Kala me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.

Këto parti thanë se nuk do të pranojnë këshillat e tija duke i thënë që veprimtarinë e tij politike ta drejtojë kah trupi votues shqiptar i cili, siç theksojnë, në shumicë voton PDS-në ose partitë që janë në koalicion me PDS-në.

Nga burimet e afërta me Lëvizjen qytetare (LQ) thonë se këto akuza janë rezultat i frikës që kryetari i Frontit demokratik me veprimin e vet mund ti afrohet Lëvizjes. Kjo, përndryshe, do të jetë një nga temat e bisedës të cilën sot në Podgoricë drejtuesit e LQ Zharko Rakçeviq dhe Dritan Abazoviq do ta bëjnë me Lekiqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së