Për shkak të gjuetisë ilegale në Kripore: DORËZOHEN DY PADI

solana-krivolovPunëtorët e sigurimit të Kripores së Ulqinit kanë lajmëruar të dielën në stacionin policor në Ulqin dy persona të cilët i kanë zënë në gjueti ilegale në zonën e ndaluar dhe me mjete të paligjshme (karrema, rosa artificiale), njoftohet nga Ndërmarrja publike “Parqet nacionale të Malit të Zi”.

Siç thuhet, personat e zënë në gjueti ilegale kanë injoruar paralajmërimin që të presin policinë dhe me trapin e fshehur kanë kaluar në terrenin e papërshkueshëm të pyjeve të Shtojit ku ishte vështirë për t’i gjetur.

Nga vendngjarja janë marrë fishekët e gjuajtur nga pushka e gjuetisë si provë për veprat e palejueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi