Grupi i qytetarëve “Vatra jonë”, ndër të cilët janë edhe Ulqinakët, kanë kërkuar nga Këshilli ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi që mos ti shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për eksproprijim.
Ato paralajmëruan se për këtë arsye të hënën do të mbajnë protestë të qetë para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë.
Sipas fjalëve të drejtuesve të këtij grupi, ligji i kontestuar promovon dhunën juridike dhe cenon të drejtën në pronë privati, sepse i mundëson shtetit që qytetarëve ti marrë çdo gjë që vlerëson si të nevojshme për realizimin e interesit publik dhe zvogëlimin e borxhit publik.
“Nëse çdo gjë është privatizuar, e borxhet nuk janë kthyer, a duhet të rrëmbehet nga populli”, pyeten ato.









