Negociatat për ndarjen e funksioneve në pushtetin ekzekutiv përkohësisht janë ndaluar gjersa Partia demokratike e socialistëve të nënshkruajë propozimet e ligjeve me të cilat do të mundësohet që Malësia në pranverë të këtij viti të bëhet komunë, shkruan „Dan“.
Sipas njohurive të kësaj gazetë, koalicioni „Shqiptarët të vendosur“ është i përkushtuar që ndryshimet e Ligjeve për organizim territorial dhe të vetqeverisjes lokale të miratohen në afatin e përcaktuar bashkërisht në marrëveshjen politike me PDS-në.
Afati i vendosur në këtë dokument që Tuzi të bëhet komunë e plotë është 31 maji i vitit 2017.