Nesër do të mbahet prapë takimi i kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe biznesmenëve lokal rreth financimit të manifestimit Mis Shqipëria 2014. Sepse, edhe përkundër premtimeve, firmat lokale deri tani, në xhiro llogarinë e posaçme, kanë paguar vetëm 200 euro, mëson Portali Ul-info.
Gjeka edhe njëherë do të apelojë në biznesmenët e Ulqinit që të ndihmojnë, sepse xhiro-llogaria e komunës tash dhjetë ditë është në bllokadë.
Komuna organizatorëve të këtij manifestimi i ka premtuar që do ti paguajë dhjetë mijë euro për organizimin e tij.
Numri i xhiro-llogarisë në të cilën mund të paguhen mjetet është 520-18568-49, me emërtimin për Mis Shqipëria (za Mis Albanije).