Aeroplani i vogël turistik, i cili nga Brindizi, qytetit në jug të Italisë, ka fluturuar në drejtim të Tivatit, është dashur të ulej në Shqipëri për shkak të mungesës së karburantit.Piloti pa asnjë lloj vështirësie e uli aeroplanin në plazhin e Velipojes.
Për çdo gjë u informua ambasada italiane në Tiranë e cila më vonë i ndihmoj udhëtarëve që të shkojnë deri tek destinacioni i dëshiruar në Mal të Zi.