Mbledhja urgjente e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën duhet të diskutohet për situatën në Kripore do të fillojë në ora 16, pasi që në ora 11 në Sallën e madhe nuk ishin gjysma nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve.
Në mbledhje erdhën dhe përfaqësuesit e Qeverisë, administratës në falimentim të Kripores, si dhe përfaqësuesit e të dy Sindikatave.
Pritet që Kuvendi komunal i Ulqinit për Kripore të sjell përfundime të cilët do të ndihmonin në tejkalimin e kësaj situate.