Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila duhej të mbahej sot, është shtyrë për të premten.
Arsyeja për këtë vendim është që koalicioni në pushtet nuk ka arritur të sigurojë kuorumin për fillimin e punës së Parlamentit lokal.
Në këtë mbledhje duhej të miratohej programi për objektet e përkohshme për këtë vit, të jepet pëlqimi për emërimin e nënkryetares së komunës Zenepe Likës, si dhe të miratohen një sërë vendimesh për kompletimin e parcelave urbanistike.