Sipërmarrësi ulqinak Mujo Rexha u dënua sot në Gjykatën themelore në Ulqin në një vit burg për shkak të ndërtimit pa leje të shumëkatëshes në vendbanimin Pinjesh, mëson Portali Ul-info.
Aktakuzën kundër Rexhes e ngriti Prokuroria themelore shtetërore në Ulqin.
Gjatë prishjes së objektit nga mesi i muajit të kaluar një punëtor nga Nikshiqi humbi jetën, ndërsa një tjetër pësoi lëndime.