Për shkak të ndërtimit në Ranë: PADI INSPEKCIONIT

Pristan Ulcinj, Rana Ulqin, KorzoFamilja Bashiq nga Rana ka dërguar padinë Drejtorisë për punë inspektuese të Malit të Zi, departamentit për inspekcionin e urbanizmit. Siç ceket, padia është dërguar për „shkak të parregullsish në ndërtimin e objektit të Vlladimir Ivanoviq“.

„Me ndërtim të parregullt investitori i përmendur ka zënë, jashtë parcelës së lejuar urbanistike, pronën tonë e cila është në fazën e restituimit“, pohojnë Bashiqët dhe theksojnë që Gjykata themelore në Ulqin me vendim nr. 163/10 nga data 9.11.2010 ka ndaluar kryerjen e punimeve në këtë parcelë.

„Meqë punët kryhen me të madhe, Ju lutem që sa më parë të reagoni, të konstatoni vërtetësinë e pohimeve tona dhe të ndaloni ndërtimin e mëtejshëm kundër ligjit“, thuhet në shkresën dërguar Drejtorisë së përmendur.

Me këtë çështje Bashiqët kanë lajmëruar dhe inspekcionin komunal dhe zyrtarët e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi