Për shkak të prishjes në tubacionin kryesor: NJË PJESË E MADHE E ULQINIT SOT DHE NESËR PA UJË

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizimi” thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën dhe të enjten një pjesë e madhe e Ulqinit nuk do të ketë ujë për shkak të prishjes në tubacionin kryesor.

Ujë nuk do të ketë në Gaç, Zogaj, Pistullë, Kodra, Totosh, Braticë, një pjesë të Plazhit të Madh dhe Gjerana.

Me shpresë për mirëkuptim, nga kjo ndërmarrje publike thonë se prishja do të rregullohet deri të enjten në ora 16.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi