Për shkak të pronës në Gjerana: XHAXHAI QËLLON ME ARMË NË DREJTIM TË NIPIT

Policia e Ulqinit ka ngritur padi penale ndaj Nuro Mavriqit (74) për shkak të dyshimit se të enjten në mbrëmje nga pistoleta ka qëlluar në drejtim të nipit të vet Gazmend Mavriq, e mbas kësaj e ka sulmuar fizikisht atë, shkruan „Vijesti“.

Në drejtim të Gazmendit është shkrepur një fishek, i cili nuk e qëlloj, derisa Mavriqi i moshuar është arrestuar.

Konflikti i kushërinjve të afërt daton nga më herët dhe sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për problemet e pazgjidhura pronësore për pasurinë në Gjerana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…