Për shkak të punimeve ndërtimore të cilët janë në vijim, udhëheqësia e Shkollës fillore “Marshall Tito” dhe Shkollës së mesme “Vëllazërim bashkim” kanë kërkuar nga Ministria e arsimit pëlqimin që fillimi i vitit shkollor në këto institucione arsimore të fillojë me 8 shtator, gjegjësisht një javë më vonë se në shkollat tjera në vend, mëson Portali Ul-info.
Në këto dy shkolla të Ulqinit në vijim janë punimet në aplikimin e masave të efikasitetit energjetik, vlera e të cilëve është mbi gjysmë milioni euro.
Projekt i ngjashëm më herët është kryer në Shkollën fillore “Boshko Strugar”.