Ulqini është destinacioni më i vizituar në Mal të Zi, por të dhënat zyrtare tregojnë se ka më pak mysafirë në hotele.
Gjegjësisht, Organizata Turistike e Ulqinit bëri të ditur se dje në hotele kanë pushuar 6.700 mysafirë ose 86 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Pasi që besohet se ky numër është dukshëm më i lartë, në ditët në vijim do të ketë kontrolle të shtuara në këtë lloj akomodimi në rivierën e Ulqinit.