Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në zonën e Anës së Malit.
Kështu, në fshatin Draginë është dëmtuar rruga kryesore që çon nga Ulqini në pikën kufitare Sukubin, ndërsa lëvizja në drejtim të fshatrave Lisna dhe Bori është praktikisht e pamundur.
Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Beqir Sella, ka qenë të dielën në terren me krerët e Policisë Komunale dhe Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Amir Mehmeti dhe Abdullah Nimanbegu.