Rritja e nivelit të detit mund të ketë ndikim të madh në ekosistemet natyrore të zonës bregdetare të Ulqinit.
Sipas projeksioneve të Planelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), parashihet rritja nga 0,62 – 0,96 metër në basenin e Adriatikut. Kjo do të thotë se rritja e nivelit të detit do të ketë ndikimin më të madh në plazhe, por edhe në zonat e vlefshme në pjesët më të ulëta të bregdetit, e të cilët, për shkak të rritjes së nivelit të detit, mund të zhduken.
Siç mund të shihet në këtë hartë, këtu para së gjithash mendohet në zonat e Kripores, Adës dhe pjesës jugore të Plazhit të Madh.