Për shkak të shkeljes së kufizimit të daljes pas orës 19: ARRESTOHEN TRE PERSONA NË ULQIN

 

Prangat, Lisice, Policia, PolicijaPolicia e Ulqinit të mërkurën mbrëma arrestoi tre persona për shkak të shkeljes së kufizimit të daljes nga objektet banuese në periudhën pas orës 19, mëson Portali Ul-info.

Nga liria u privuan shtetasi i Republikës së Shqipërisë F.P., shtetasi i Republikës së Serbisë M.O. dhe shtetasi i Malit të Zi nga Ulqini K.I.

Ato janë gjetur në vendin publik nga ana e zyrtarëve të policisë dhe të enjten në mëngjes do të dërgohen në Prokurorinë Themelore Shtetërore dhe do të merren në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…