Në Gjykatën Themelore në Ulqin të mërkurën u morr vendimi me të cilin i pandehuri M.L. (20) nga Ulqini u dënua me 60 ditë burgim për shkak të veprës penale të shkeljes së dispozitave shëndetësore për parandalimin e sëmundjes së rrezikshme infektive, gjegjësisht shkeljen e Urdhërave të Ministrisë së Shëndetësisë, deklaroi për Portalin Ul-info zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ulqin, gjyqtarja Sanja Miroviq.
Ajo tha se nga miratimi i këtyre rregullave, Prokuroria Themelore Shtetërore dorëzoi 36 propozime akuzuaese në Gjykatën Themelore në Ulqin.