Seanca urgjente e Kuvendit komunal të Ulqinit, në të cilën duhej të diskutohej për marrjen e kredisë prej 1,2 milion eurosh, është shtyrë për shkak të tragjedisë e cila mbrëmë ka ndodhur në megamarketin “Solaris”.
Disa këshilltar kanë lidhje farefisnore me viktimat.
Sipas informatave tona, mbledhja për kredi do të mbahet me 6 qershor, ndërsa kjo mbledhje do të ketë në rend të ditës 18 pika.