Ulqinaku Anto Rudoviq ka paditur komunën e Ulqinit në Gjykatën administrative të Malit të Zi për shkak të sjelljes së vendimit për shpalljen e Thirrjes publike për qiradhënie afatgjate të patundshmërisë duke kërkuar anulimin e saj.
Në padi theksohet që Parlamenti lokal ka sjell këtë vendim me 25 korrik të këtij viti. Siç theksohet, me këtë rast është shkelur rregulla e procedurës administrative, në mënyrë të gabuar dhe jo të plot është përcaktuar gjendja faktike, si dhe është aplikuar gabimisht e drejta materiale.
Shtohet që kjo patundshmëri e cila jepet me qira është subjekt i kthimit dhe që kjo është pronë e trashëgimtarëve të të ndjerit Gjek Rudoviq.