Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me NP Veprimtaritë Komunale dhe Shërbimin e Parkimit, fillon me vendosjen e sinjalizimit vertikal dhe atij horizontal.
Nga mesnata, gjegjësisht në natën në mes të martës dhe të mërkurën kjo punë do bëhet në hyrje të qytetit, gjegjësisht në aksin prej restorantit “Prego” deri tek ndërtesa e Komunës, ndërsa natën e ardhshme në pjesën e majtë të rrugës.
“I lusim qytetarët që mos të parkojnë automjetet në këtë aks. Ditët e ardhshme do të njoftojmë qytetarët cilat rrugë do të shënohen”, thanë nga administrata lokale.