Për siguri më të mirë në komunikacion: „AKSIONI MOTOÇIKLETA“ – „HELMETA RUAN KOKËN“

Jozo 1OJQ “Shoqata për siguri në komunikacionin e Malit të Zi – Ulqin, në bashkëpunim me Auto Shkollën “Ferrari”, Moto klubin “Pirates” dhe Komunën e Ulqinit, kanë organizuar të premten “Aksionin Motoçikleta” me sloganin “Helmeta ruan kokën”.

“Qëllimi i aksionit është rritja e vetëdijes së shoferëve të motoçikletave që gjithsesi të përdorin helmetën mbrojtëse gjatë vozitjes së motoçikletës. Me këtë rast janë ndarë fletushkat me mesazhet se si duhet të vozitet motoçikleta në komunikacion, si dhe janë dhënë këshilla shoferëve si të kenë kujdes për motoçiklistët”, tha kryetari i Shoqatës për siguri në komunikacion Jozo Briskoviq.

Ai shtoi se në këtë aksion ishin të kyçur aktivisht punonjësit e Drejtorisë së Policisë nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…