Të gjithë pronarët e paditur të shtëpizave në brigjet e Bunës kanë pranuar në Prokurorinë Themelore të paguajnë nga 200 euro për qëllime humanitare duke zbatuar institutin e gjykimit të shtyrë, shkruan “Vijesti”.
Kundër pesë ulqinakëve policia ka ngritur paditë penale për uzurpimin e paligjshëm të tokës.
Ato, siç shtohet, në brigjet e Bunës kanë ndërtuar shtëpiza pa lejen e organit kompetent shtetëror.