Peraj: PSE LIDERËT SHQIPTARË NUK DEKLAROHEN SI ANËTARË TË PDS-ËS

 

Shaban PerajPublicisti dhe gazetari Shaban Peraj vlerësoi se aktorët politikë në pushtetin e ri të Ulqinit janë ata të vjetrit.

“Kjo për faktin se të gjithë këta i provuam, i pamë dhe tani mund të flasim për rezultatet e arritura prej tyne në këto kohë të vështira, te sajuara po nga të njëjtit”, shkruan ai në tekstin autorial në “Koha javore”.

Peraj thotë se “sot për sot, ky brez i politikanëve shqiptarë mbetet i një niveli tejet të ulët”.

“Fatkeqësisht, me ndihmën e tyre Ulqini është para kolapsit, jostabil, jo siç të donim ne, dhe kjo falë politikës dështuese që po dëshmojnë udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare këtu në Mal të Zi. Duket se gjithë këtë e bëjnë për të shpëtuar veten nga përgjegjësitë dhe habit fakti pse nuk deklarohen si anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, por bëjnë sikur kjo është turp. Le të pozicionohen aty nëse duan të mbrojnë anëtarët shqiptarë që janë legjitimë e të mos mashtrojnë pjesën votuese”, shton Peraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi