Ministria e punëve të brendshme pret që gjatë këtij viti të nënshkruhet kontrata për kufi në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në bazë të Protokollit për përcaktim të kufirit nga viti 1926, shkruan “Dan”.
Në përgjigje të Ministrisë së punëve të brendshme në pyetjet e kësaj gazetë thuhet që kufiri në mes dy shteteve plotësisht është i definuar. Gjatësia totale e kufirit shtetërorë është 207,2 kilometra, nga të cilat 113,3 km janë në tokë, 22 km në det, 38.8 në liqen dhe 33,1 km në lumenj.
“Marrëveshja e Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rinovimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e shenjave kufitare është nënshkruar me 6 nëntor 2009. Kufiri shtetërorë në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë është definuar krejtësisht, në tokë, në det, në liqenin e Shkodrës dhe në lumenj”, theksohet në përgjigjen e ministrisë.