Përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicave: KORNIZA LIGJORE E MALIT TË ZI

Për të siguruar shoqërinë multietnike, demokratike dhe pluraliste, korniza ligjore e Malit të Zi përcakton mekanizmat kyç për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të komuniteteve dhe obligon të gjithë institucionet dhe shërbimet publike që të respektojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare.Projekti Ministria

Kështu, me Kushtetutën e Malit të Zi është paraparë që në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe, gjersa me Ligjin për Administratën Shtetërore u precizua se „organet e administratës shtetërore i sigurojnë përfaqësuesve të popujve pakicë dhe të komuniteteve tjera të pakicave nacionale realizimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës dhe alfabetit të vet në përdorim zyrtar, si dhe në mbajtjen e procesit edhe në gjuhën e tyre në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullsi, në pajtim me ligjin“. Dispozita „pjesëmarrja e konsiderueshme në popullësi“ është përcaktuar në mënyrë precize me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ku me Nenin 11, në mes tjerash, definohet që „në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku përfaqësuesit e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të popujve pakicë përbëjnë shumicën ose të paktën 5% të popullsisë, sipas rezultateve të dy numërimeve fundit të popullsisë, në përdorim zyrtar është edhe gjuhe e këtyre popujve pakicë ose të komuniteteve të tjera të popujve pakicë“.

Po ashtu, me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, „në komunat ku shumicën ose pjesën e konsiderueshme të popullsisë e bëjnë përfaqësuesit e popujve pakicë ose të komuniteteve të tjera të popujve pakicë, plani (i mbajtjes së shqyrtimeve publike, vërejtje e autorit) përbënë edhe mënyrën e sigurimit të pjesëmarrjes së popujve pakicë ose të komuniteteve të tjera të popujve pakicë edhe në gjuhën e tyre“.Projekti Ministria 2

Këtu duhet theksuar se edhe me Statutin e Komunës së Ulqinit u përcaktua se „në Komunën e Ulqinit në përdorim zyrtar janë barabartë gjuha malazeze, gjegjësisht gjuha serbe me shqiptim ijekavic me alfabetin latin dhe cirilik, si dhe gjuha dhe alfabeti shqip“.

Mali i Zi po ashtu ka hartuar Strategjinë e Politikës së Pakicave, si dokument themelor planifikues i cili definon politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave, ku përdorimi i gjuhës dhe i alfabetit është pjesë e fushëveprimeve dhe prioriteteve.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do