Përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicave: SHEMBULLI I ULQINIT NË PERANDORINË OSMANE

Gjatë tërë historisë Ulqinakët tentuan të ruajnë pasurinë e vazhdimësisë së vet shpirtërore dhe të ndërtojnë veçantinë e tyre. Vëmendje të posaçme i kushtuan gjuhës si pikë mbështetëse të ruajtjes së identitetit të vet kombëtarë.

“Banorët e Ulqinit nuk flasin gjuhë tjetër përveç shqipes dhe turqishtes”, shkruan në vitin 1610 arqipeshku i Tivarit Marin Bici.

Shqipja ishte gjuhë amtare e të gjithë banorëve edhe në shekullin 16. Së bashku me popullsinë e cila fliste këtë gjuhë dhe traditës së fortë, rëndësi të madhe kishte edhe afërsia e Shkodrës e cila tërë këtë periudhë ishte qendra kulturore dhe politike e Shqipërisë.languages-101

Turqishtja osmane shkruhej me alfabetin arab dhe përdorimi i saj ishte i kufizuar në shkollat fetare, administratën dhe ushtrinë; pushteti turk ishte indiferent ndaj gjuhës së popullit. Fakti që turqishtja nuk ishte gjuhë e librit të shenjtë Kur’anit ishte patjetër i rëndësishëm, sepse përdorej shumë pak në çështjet fetare.

Pra, populli në Ulqin fliste gjuhën shqipe, në administratë përdorej gjuha turke, arabishtja ishte gjuhë e ligjit dhe e teologjisë, ndërsa persishtja gjuhë e poezisë. Asokohe, të gjithë njerëzit e arsimuar flisnin një nga gjuhët klasike të civilizimit islam.

Disa mijëra fjalë nga turqishtja, arabishtja dhe persishtja janë bërë pjesë e të folurit të Ulqinakëve duke i dhënë atij hijeshi dhe shumëllojshmëri leksikore pa e komprometuar normën e tij. Turqizmat u rrënjosën thellë brenda qenies së gjuhës shqipe dhe në Ulqin asnjëherë nuk janë ndjerë si të huaja. Në favor të kësaj flet edhe pranimi i tyre i gjerë tek jomyslimanët.ventaja-competitiva-png

Ky vend “u pasurua me elementet e reja dhe deri atëherë të munguara leksikore dhe të tjera gjuhësore, që mund të konsiderohet si ndërthurje kulturore dhe civilizuese e popujve”(M.Camaj). Për më tepër që turqizmat dhe orientalizmat e tjerë nuk janë imponuar me dekrete dhe dhunë, njëjtë sikur Osmanlinjtë nuk ndryshuan as toponimet në këto zona.

Gjuha e folur ishte mjet i komunikimit në mes njerëzve, e jo mjet i diferencimit të tyre. Prandaj të ardhurit nga mjediset joshqiptare e pranuan shqipen si të veten duke jetuar në mesin e grupit më të madh i cili fliste këtë gjuhë.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit