Konkluzionet e miratuara nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në seancën e sotme.
Sipas kryetarit të Komunës, Genci Nimanbegu, ky është rreziku më i madh me të cilin është përball Ulqini, ndërsa kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka, theksoi se ky është një “akt terrorist i Qeverisë së Malit të Zi kundër Komunës së Ulqinit, ekonomisë dhe qytetarëve të saj”.
Të gjithë këshilltarët u shprehën të kënaqur që këto konkluzione u miratuan njëzëri, duke thënë se beteja e vërtetë për Plazhën e Madhe sapo ka filluar.