Përfundoi spektakli: MILIONA SHIKUES PËRCOLLËN GARËN NGA ULQIN

Neki EmraDisa miliona shikues kanë vështruar të premten transmetimin e drejtpërdrejtë të garës së 14 finale të manifestimit “Netët e klipit shqiptar”.

Kjo garë është mbajtur në Qendër për kulturë të Ulqinit dhe është përcjell nga televizionet shtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Në garë ishin 48 këngë, ndërsa juria shpalli fitues Neki Emrën. Ai fitoi edhe çmimin e parë të publikut.

“Ishte kjo reklamë e shkëlqyer për Ulqinin, manifestim i organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga producenti i njohur Petri Bozo dhe mjeshtri i shkëlqyer i skenografisë nga Italia Franko Ferrara”, tha kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi