Mbas gati një muaji, ka përfunduar grumbullimi i 79 i kripës në mënyrë klasike. Gjatë 27 ditëve nga gjysma e baseneve në Kripore janë grumbulluar rreth 11 mijë tonë të kristaleve të kripës, shkruajnë “Vijesti”.
Kjo do të thotë që grumbullimi i sivjetmë, para së gjithash për shkak të reshjeve atmosferike, ishte më i dobët nga seç është pritur, gjegjësisht më pak nga mesatarja e tetë dekadave të kaluara.
Në grumbullim kanë punuar rreth një qind të punësuar dhe ato sezonal, ditorja e të cilëve ishte 25 euro. Punëtorëve sezonal deri tani janë paguar dy këste të parapara me kontratë, derisa punëtorëve të përhershëm në komunë ju detyrohen disa rroga.
Udhëheqësi i ri i falimentimit në këtë ndërmarrje është Ognjen Jovoviq.