Qytetarët dhe turistët në jug të Malit të Zi, në veçanti në Ulqin dhe Tivar, së shpejti s’do të shohin më platformën e cila nga fundi i marsit ka kërkuar, pa sukses, naftën në nëndetin tonë, mëson Portali Ul-info.
Në procesin e kërkimeve hulumtuese, deri në thellësinë prej rreth 6 000 metër, ishte i kyçur konsorciumi italo-rus, Eni – Novatek.
Edhe kompania greke “Energean”, e cila po ashtu fitoi koncesionin për kërkimet e naftës dhe gazit në nëndetin tonë, pas lajmit për dështimin e punës së kompanive Eni dhe Novatek, po kërkon modalitetet juridike për të mos u futur kësaj aventure.