Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq deklaroi se kohët e fundit ra optimizmi sa i përket gjetjes së naftës në nëndetin tonë, mirëpo duhet të pritet raporti përfundimtar i cili duhet të jetë gati edhe disa ditë.
Ai në Programin e mëngjesit në RTCG tha se në muajt e parë të kërkimeve mbizotëronte optimizmi në konsorciumin Eni dhe Novatek, të cilët janë të obliguar për tërë punën.
“Në fazën e mëvonshme gjërat nuk dolën siç pritej. Ato mbërritën në fundin e pusit, u mblodhën mostrat, u dërguan në Milano dhe presim njoftimin e tyre përfundimtar se a ka naftë, në çfarë sasish dhe a leverdisë eksploatimi i saj apo çojnë dorë nga kërkimet”, tha Bojaniq.