Në Ulqin mbrëmë, mbas katër ditësh, përfundoi Festivali i dytë filmik „Seanema“ – Ulqin 2016.
Vizitorët kishin mundësi të shijojnë programin e këtij manifestimi i cili, me punë të pakursyer të disa njerëzve të rinj dhe të vullnetarve, në krye me drejtoreshën ekzekutive Drita Llollën, po bëhet institucion i njohur kulturor me përmasa regjionale.
Për Ulqin është patjetër e rëndësishme që ky manifestim ndikon që të rinjtë gjithnjë e më shumë po interesohen për artin cilësor filmik.
Nga ana ekonomike, është e rëndësishme që „Seanema“ organizohet në shtator, sepse pikërisht me kësi lloj manifestimesh dhe ngjarjesh duhet tentuar që të zgjatet sezoni turistik.